Presidenti, Ilir Meta ka vlerësuar sot kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili i dha fund futbollit të luajtur në ndeshjen me Italinë. Me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Meta e falendron Canën për gjithçka që i ka dhënë Kombëtares.

“Loriku erdhi nga Franca për të udhëhequr Kombëtaren drejt Europianit të Francës. Mirënjohje Lorik Canës, kapitenit të Kombëtares sonë për gjithçka i dha Kombëtares, futbollit dhe sportdashësve! Faleminderit Kapiten”, shkruan Meta.

18dbfe6b-11c0-4700-8767-9e98a9d04e1e
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb