TIRANE

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana prej vitesh është i martuar me arkitekten italiane, Monika. Ditën e sotme ajo ka ditëlindjen dhe mënyra që ka zgjedhur Loriku për ta uruar, ndoshta do t’ju duket pak e thatë.

Lorik Cana
 

Monika dhe Loriku asnjëherë nuk kanë qenë çifti tipik me deklarata dashurie në rrjetet sociale. I tillë është edhe urimi që Loriku i ka bërë bashkëshortes së tij për ditëlindje. Aspak romantik, por Loriku i shkruan një të vërtetë “të hidhur” Monikës.

“Po plaket”,-i shkruan Loriku në një foto të postuar në Instagram. Kujtojmë që çifti i njohur kanë edhe një djalë 4 vjeç dhe të dy kanë shprhur dëshirën për të pasur një tjetër fëmijë. Madje Monika dëshiron që të jetë vajzë dhe i ka gjetur dhe emrin Enkelejda.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb