Të gjithë tifozët e Kombëtares kuqezi ëndërrojnë një ditë ta shohin Lorik Canën në krye të stolit të Shqipërisë. Por rekordmeni i përfaqësueses sonë nuk e ka ndëmend diçka të tillë.

I pyetur nga gazeta franceze “Le Parisien” për të ardhmen e tij, Cana “zhgënjen” tifozët kuqezi, kur thotë se nuk e imagjinon veten në këtë detyrë.

“Shumë njerëz në Shqipëri më imagjinojnë në këtë post. Por nuk më tërheq më edhe aq shumë. Unë duhet të dëgjoj zemrën time dhe t’i përgjigjem dëshirave që kam. Nuk mund të parashikosh kurrë të ardhmen, por sot për sot, unë e shoh veten më shumë të orientuar drejt një karriere prej drejtuesi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: