Një grua u qëllua për vdekje nga “një person i armatosur” në një tren në Los Angeles.

Viktima dhe sulmuesi mashkull ishin duke debatuar para se ai ta qëllonte atë disa herë. Pas këtij sulmi treni u ndal në stacionin Hollywood/Vine rreth orës 5:10 të mëngjesit.

Ishte e paqartë se për çfarë po grindeshin të dy.

Gruaja u dërgua në një spital aty pranë dhe u shpall e vdekur, tha policia.

I dyshuari u largua menjëherë nga treni, ndërsa ende ndodhet në gjendje të lirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb