Ata e mbajtën titullin për gati 30 vjet, por banorët e Los Anxhelosit nuk mund të pretendojnë më se kanë trafikun më të keq në vend, sipas një studimi mbi tendencat e trafikut në 2020, shkruan Jordan Mendoza për USA TODAY.

Studimi i Institutit të Transportit Texas A&M e kishte renditur rajonin Los Angeles-Long Beach-Anaheim si zona me trafikun më të keq në vend që nga viti 1982, por raporti “Lëvizjes Urbane 2021” e institutit tregoi se tani është rajoni Nju-Jork – Njuark që ka trafikun më të keq në vend.

Renditja bazohet në sasinë totale të orëve që kanë humbur drejtuesit e automjeteve në trafik.

Rajoni Nju-Jork – Njuark humbi 494 268 orë në trafikun e bllokuar vitin e kaluar, kurse Los Angeles-Long Beach-Anaheim 365 543 orë.

Edhe pse banorët e Los Angeles nuk mund të pretendojë më se trafiku i tyre është më i keq, ata mund të fajësojnë pandeminë COVID-19 për këtë, pasi me urdhrin për të qëndruar në shtëpi gjatë pjesës më të madhe të vitit, shumë punonjës të Kalifornisë punuan nga shtëpia.

Edhe pse trafiku në të gjithë vendin ra në disa nga nivelet më të ulëta në 30 vitet e fundit, nuk pritet të mbetet i tillë dhe me Kaliforninë e rihapur tashmë plotësisht, Los Angeles mund të kthehet për ta rimarrë titullin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb