ATHINË

Policia e Greqisë ka konfirmuar se se dy personat e arrestuar në Athinë në kuadër të operacionit “Los Blancos” janë shqiptarë.

Emrat e shtetasve shqiptarë të prangosur në kryeqytetin grek nuk bëhen me dije, por se njëri nga ta ka urdhër-arresti nga Italia.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia sekuestroi një armë gjahu, 3 500 euro, 2 peshore elektronike, 1 dedektor, 1 palë dylbi, doza me droge dhe dy celulare.

Operacioni policor u shtri në 10 vende dhe ishte koordinuar nga Europol dhe Eurojust, në përpjekjen për të shpërbërë një organizatë kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Ja kush janë shqiptarët e arrestuar në kuadër të operacionit “Los Blancos”:

Lek  Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;

Gjergj Lesaj,  38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;

Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;

Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb