Policia e Dubait ka reaguar në lidhje me arrestimin e Eldi Dizdarit, i cili akuzohet si person i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës. Policia e Dubait thekson se Denis Matoshi alias Eldi Dizdari kërkohej nga autoritetet italiane, ndërsa u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Los Blancos”.

Dizdari konsiderohet nga policia e Dubait si një udhëheqës i bandës shqipfolëse “Kompania Bello”, e cila thuhet se është përfshirë në trafikimin e drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës, ku vlera e të ardhurave ka qenë 350 milionë euro.

“Së bashku me drejtuesit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra ton drogë në Evropë përmes porteve detare dhe t’i shiste ato te përdoruesit e drogës,”-, tha koloneli Saeed Al Qamzi për operacionin në fjalë. Sipas policia atje, Matoshi do t’i dorëzohet autoriteteve italiane, ndërkohë që ishte nën hetim që nga viti 2015.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb