Është përcjellë sot për në banesën e fundit trupi i pajetë i parodistit të Vlorës, mjeshtrit të madh Muhamet Liko.

Homazhet për nder të mjeshtrit të madh janë zhvilluar në hollin e teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Në këtë ceremoni përkujtimi, përcjellje, nderimi për parodistin që na dhuroj kaq shumë buzëqeshje, kanë qenë prezentë miq, dashamirës, qytetarë të Vlorës, personalitete të jetës politike, kulturore, të qytetit por jo vetëm.

Për të nderuar Muhamet Likon kanë ardhur personalitete nga çdo treve e shqiptarisë, të cilët mes lotëve shprehin dhimbjen e madhe të humbjes së Metit, dhe njëkohësisht shprehin ngushëllimet e tyre, për këtë humbje të madhe.

Një kurorë me lule në shenjë mirënjohje për Metin u dërgua në Vlorë edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Për të gjithë Muhamet Liko nuk është vetëm parodisti i Vlorës, është parodisti i të gjithëve.

Personi që me humorin e tij u rritën breza me rradhë, Liko është humbje e madhe për gjithë Shqipërinë. Paroditë e tij do të mbahen mend brez pas brezi si dhe humori që ai dhuroi nuk do të shuhet kurrë. I paharruar Muhamet Liko!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb