Publiku vendosi. Pas katër muajve show, spektakli dhe të papriturave, balerini Ilir Shaqiri u shpall fituesi i “Big Brother Vip”.

Balerini mori votat e publikut, duke përfituar kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurove. Në këtë rrugëtim, ai ka treguar një karakter të fortë, e për këtë është vlerësuar nga audienca e gjerë.

Iliri shpesh herë gjatë qëndrimit në shtëpi është shpallur banori i preferuar. Ai ka pasur në këtë rrugëtim disa përplasje të forta, ku vlen të përmenden ato me Donaldin e Einxhel, banorë të cilët i shkuan deri në fund këtij formati. Tashmë për të do të nisë një aventurë e re, pasi gjatë qëndrimit në shtëpi, iu propozua që do të jetë figura zyrtare e “Digi Talb”. Vetë balerini u shpreh tepër i lumtur për këtë arritje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb