Donaldi ka lënë shtëpinë e Big Brother për të shkuar drejt e në Pallatin e Kongreseve, ku e priste një surprizë e ëmbël.

Në një monitor të madh, u shfaq një insert, ku aktori fliste për nënën dhe të gjithë kalvarin e vajtjeve që ajo ka kaluar ndër vite. Mes lotësh teksa shikonte këto
pamje e memorizonte kujtime, në skenë shfaqet e ëma.

“Njerëzit të kanë njohur për atë që ti je, shpirtin artistik, dije që këtë Big Brother e ke fituar”, tha e ëma e aktorit.
Ndërsa aktori tha

“Jam tepër i emocionuar, nuk kam fjalë”.

Teksa nënë e birë përqafoheshin, në skenë performon këngëtari Alban Skënderaj, duke i dhënë një panoramë akoma më të plotë kësaj surprize të bukur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb