Lot në sy, tym që ngrihet e shpërndahet në ajër dhe godina të bombarduara nga sulmet.

Këto pamje janë kthyer në përditshmërinë e qytetarëve ukrainas. Në fotot e publikuar nga mediat e huaja, shihet shkalla e dëmeve në periferi të kryeqytetit të Kievit. Banorët shihen të trishtuar dhe shpejtojnë për të lënë vendin e pushtuar nga rusët. Objektivi i ushtrisë ruse, duket se është të marrë kontrollin e Kievit dhe Kharkivit, dy qyteteve kryesore.

Putini ka bërë të qartë, se për të ndalur ofensivën ushtarake, kërkon nga Ukraina të bëjë ndryshime në kushtetutë, të njoh pavarësinë e dy rajoneve Donetsk dhe Luhansk, si dhe të pranojë aneksimin e Krimesë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb