Një nga legjendat e Bajernit të Mynihut, Lotar Matetus, ka kritikuar ashpër dhe hapur portierin Manuel Nojer, që është në bisedime për rinovimin e kontratës aktuale, e cila i skadon në vititn 2021.

“Në këto kohë duuhet shfaqur pak mirënjohje. Të këmbëngulësh për një kontratë deri në vitin 2025 ku klubi ia ka ofruar deri në vitin 2023 dhe me shifra që asnjë klub tjetër nuk do t’ia garantonte, është e pafytyrë. Nuk mbaj mend asnjë lojtar tjetër të Bajernit që të jetë vlerësuar më shumë nga drejtuesit sesa Nojeri”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb