Pak ditë pas nisjes së aplikimit për lotarinë amerikane, Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar sot një tjetër video në profilin e saj në facebook. Përmes videos, Ambasada Amerikane këshillon të gjithë aplikantët se si të kryejnë në mënyrë të saktë procedurën.

“E dini si të plotësoni në mënyrë të saktë aplikimin për Lotarinë Amerikane? Shihni këtë video që ju tregon hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj.”  – thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë në Tiranë, bashkëngjitur videos.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb