TIRANE– Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se duke nisur nga dita e djeshme në orën 18:00 me orën shqiptare, të gjithë qytetarët mund të aplikojnë për lotarinë amerikane deri më 6 nëntor në po të njëjtën orë.

Por para se të aplikoni, ambasada e SHBA në Tiranë, paralajmëron nëpërmjet disa udhëzimeve që të bëni kujdes.

UZHEZIME

Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu (në Anglisht).

Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas.

Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2020

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2020 do të rifillojë të mërkurën, më 3 tetor 2018 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 6 nëntor 2018, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

Udhezimet e plota i gjeni ne kete link: https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/immigrant-visas-sq/diversity-visa-sq/

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb