Deklaratat e Presidentit të sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump gjatë fushatës dhe premtimet e tij për zgjedhësit për eliminimin e emigracionit kanë sjellë jo pak pakënaqësi dhe shqetësim edhe për shqiptarët.

Një numër i madh qytetarësh kanë aplikuar lotarinë amerikane dhe nuk e dinë nëse do të vijojë politika amerikane për pritjen e tyre.

Por të gjitha dyshimet i ka shuar konsulli amerikan në përgjigjet e së enjtes në faqen e ambasadës së SHBA-ve në Facebook. Ndërsa një qytetar e ka pyetur nëse do të pranohen emigrantë shqiptarët tani që Donald Trump është president i USA, përgjigjja ka qenë pohuese.

Qytetari: Përshëndetje! Kisha një pyetje. Tani që Donald Trump është president i USA, a do të pranohen më emigrantë shqiptarë në Amerike, flas për ata që tashmë kanë aplikuar në lotari dhe që mund të rezultojnë fitues? Faleminderit paraprakisht!

Konsulli: Sigurisht që do të pranohen.

fb ambasada

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb