Armando Cungu nuk e bën dramë “X” kundër Tiranës, “qan” dy pikë të lëna, mbi të gjitha pas asaj penalltie të humbur nga Rexhinaldo. Fakt është që Kukësi po humbet gjithnjë e më shumë terren me ekipet kryesuese, 6 pike larg Skënderbeut me një ndeshje me shume, është një skuadër e cila si rrallë herë vitet e fundit është shumë e limituar në zgjedhje, mbi të gjitha në sulm.

Te presësh se kur do të shënojë Rexhinaldo është e tepër për një ekip si Kukësi, i cili edhe këtë sezon synon titullin kampion. Penalltia e humbur, e dërgon në 6 numrin e ndeshje radhazi ku Rexhinaldo nuk shënon, lotët e tij në momentin e zëvendësimit, tregojnë peshën e madhe që ka sulmuesi. 11 gola të shënuar në 12 javë kampionat, më pak se nëj gol për ndeshje, janë treguesi më i mirë i krizës së ofensivës së Cungut.

As fati nuk ka qenë më teknikun shkodran i cili ka qenë i kushtëzuar nga dëmtimet, e tillë ishte dhe sfida e fundit, ku ishte i detyruar ta niste ndeshjen pa Shametin dhe Rumbullakun, dhe të mos harrojnë që prej kohësh i mungon edhe Musolli. Kukësi është një skuadër e re, e formatuar nga e para këtë sezon, dhe më të drejtë kërkon trajneri më shumë kohë dhe investime në merkaton e janarit. Problemi më i madhe është se deri në janar është një periudhe e gjatë dhe Kukësi duhet të mos humbas shumë pikë me rivalët, të mos krijojë një hendek të madhe, i cili në fund mund të jetë përcaktues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb