Në moshën 22-vjeçare Lottie Moss di si të marrë më shumë pëlqime dhe komente se motra e saj Kate. E reja modele dhe influencer ka postuar në rrjetin social foto shumë hot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Teksa ndodhet në karantinë në shtëpinë e familjes në Cortswolds, motra e modeles së famshme, shfaqet me një kostum plazhi që i nxjerr në pah të pasmet e rrumbullakta. Me flokët e gjatë të kuq dhe shikim miqësor, Lottie fotografohet nën rrezet e diellit. ’Nuk e di çfarë bëjnë të tjerët në karantinë…’, shkruan duke treguar fizikun e saj në poza seksi.

Nëse në Britaninë e Madhe flitet se sa persona vuajnë nga ankthi dhe shqetësimet e depresionit, Lottie lëshon një mesazh pozitiv nga kopshti i saj i shtëpisë.’Ndershmërisht mund të them që nuk kam qenë asnjëherë kaq e qetë sa tani. Kam luftuar shumë në vitet e fundit me veten, ankthin dhe gjërat e tjera, në këtë moment është hera e parë që jam në linjë të parë dhe kam punuar shumë për të pasur nga jeta më të mirën dhe në të vërtetë ndjehem në versionin më të mirë dhe të vërtetë të vetes time’, shkruan.

Ajo gjithashtu ofron këshilla për të kaluar momentet e errëta.’Po bëhesha një njeri që nuk më pëlqente më vetja’, tregon duke shtuar ‘se ishte gati për të përdorur substanca të cilat rezultojnë të vështira për t’u refuzuar, e rrethuar nga personat e gabuar. Më pas ngrihesh. Nëse bën mirë e mira të kthehet’. Është kjo motoja e saj në fillim, ndërsa tani thotë: ‘Jam gati për të qenë më e mirë për miqtë e mi, familjen time dhe për veten dhe shpresoj që edhe të tjerët të përfitojnë nga kjo kohë për të reflektuar për veten dhe për të kuptuar cilët janë dhe ku duan të arrijnë në jetën e tyre’.

Moss gjithashtu u ka ofruar fansave mbështetjen e saj nëse kanë nevojë. Sigurisht me fotot e fundit ajo ka ngritur edhe moralin e shumë njerëzve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb