Love For Sale (Dashuri në shitje) është titulli i albumit të ri që sheh Lady Gaga dhe Tony Bennett të takohen sërish pas suksesit të vitit 2014 me albumin “Cheek to Cheek”.

Albumi do të dalë më 1 tetor dhe do të jetë një homazh për Cole Porter me duete dhe interpretime solo nga të dy artistët.

Kënga e parë që parashikon këtë projekt të ri është dueti “I Get A Kick Out Of You”.

“I Get a Kick Out of You” është një cover nga Cole Porter, i marrë nga muzikali i vitit 1934 “Anything Goes”.

Albumi “Love for sale “do të jetë në dispozicion në edicionin standard, luksoz, vinyl dhe në një kuti koleksioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb