Humbja e rëndë 6-0 e pësuar përballë Spanjës ka sjell një zhgënjim të madhe në opinionin sportiv gjerman, sigurisht i pari dhe i vetmi nën akuzë ka përfunduar trajneri Low. Drejtuesit e Federatës Gjermane zhvilluan një mbledhje blic që në aeroport por përfundimi nuk ishte ai që tifozët shpresonin, për momentin Low do të vijoj të qëndroj në stolin e Kombëtares. Mediat gjermane nxituan duke shkruar se pasuesi i tij do të jetë Hansi Flick, por për momentin kjo duket thjeshtë e pamundur duke parë atë që Flick ka arritur me Bayern Munich.

Klopp
Klopp

Çuditërisht në Itali, kanë një tjetër emër: “Tani në Gjermani dëshirojnë të gjithë Jurgen Klopp”. Emri i trajnerit të Liverpool nuk është një risi, është përfolur shpesh si pasuesi i Low, as vetë Klopp nuk e ka fshehur një dëshirë të tillë, por ashtu si Flick edhe Klopp e ka të pamundur të braktis të kuqtë në fillim të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb