Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, pas eliminimit nga Botërori si pasojë e humbjes në ndeshjen e fundit të grupit kundër Koresë së Jugut ka pranuar dështimin.

“Ishte shumë e vështirë të zhbllokonim rezultatin. Nuk ia dolëm. Është e vështirë të thuhet pse kemi luajtur ashtu. Na ka munguar përqendrimi, vetëbesimi dhe siguria për të kryer kombinimet tona.

Meritojmë eliminimin. Edhe në dy ndeshjet e mëparshme, si ndaj Meksikës ashtu edhe ndaj Suedisë nuk luajtëm me dinamikën e duhur duke bërë shumë gabime.

Sot krijuam shumë por nuk finalizuam, ndoshta na ka munguar edhe pak fati. Është shumë e vështirë të fitosh dy herë radhazi Kupën e Botës.

Kur morëm vesh se Suedia kishte kaluar në avantazh, dolëm përpara për të provuar gjithçka dhe rrezikuam gjithçka por nuk ia dolëm. Duhet ta analizojmë pse ndodhi. Por unë marr të gjitha përgjegjësitë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb