6 minuta përpara fundit ishin me një këmbë jashtë “Euro2020” me tifozët gjerman që përjetuan makthet e botërorit ku për herë të parë në histori u eliminuan që në fazën e grupeve. Çuditërisht sfida me Hungarinë ishte dhe ndeshja më e parë deri më tani në TV, me mbi 25 milion teleshikues. Me një humbje, një fitore dhe një barazim, Gjermania arriti të kalojë si e dyta në Grupin F: “U kualifikuam por nuk e dimë sepse”, ky titull i të përditshmes “Bild”, është reflektimi më i qartë i asaj që po përjetojnë në Gjermani, ku Low dhe zgjedhjet e tij kanë përçarë ikonat e Kombëtares: “Low duhet më në fund të zgjohet. I besojë edhe një herë lojtarëve që kanë zhgënjyer”, u shpreh Lothar Matthaues i cili është një admirues i madh i Jamal Musiala, ishte pikërisht 18-vjeçari i Bayern që ideojë aksionin e golit të barazimit: “Ishte ai fituesi i ndeshjes dhe Low duhet ta aktivizojë më shumë”, theksoi ish legjenda e përfaqësueses gjermane.

1536332607 387925 Noticia Normal
1536332607 387925 Noticia Normal

Nën akuzë kanë përfunduar disa lojtarë si Gundogan, Serge Gnabry dhe mbi të gjitha Leroy Sane: “Nuk ishte ndeshja e tij, nuk u pa fare”, theksoi Mehmet Scholl, ish kampion europe me Gjermaninë. Në fakt, Sane gaboi në mënyrë fatale një pas të thjeshtë në shtesë që mund të sillte fitoren e Gjermaninë dhe rrjedhimisht kreun e Grupit F, por ka edhe nga ata që e shohin gotën gjysmë plot, nëse Gjermania do të fitonte do të kalonte në krahun e grupeve ku bëjnë pjesë, Belgjika, Italia, Spanja apo Portugalia. Në krahun ekzistues, mbase vetëm Anglia, kundërshtari i tyre i radhës qëndron më lart, pa harruar edhe Holandën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb