Ndërsa Maqedonia bëhet gati për zgjedhjet lokale, Shpresim Ajroski është përzgjedhur kandidati i LSDM-së së Zoran Zaev në komunën e Pllasnicës. Ai ka marrë përkrahjen e strukturave lokale, por edhe të kryesisë qendrore të socialdemokratëve, informon INA.

Ajroski është kandidati i radhës shqiptar nga LSDM pas Milikije Halimi, e cila do të garojë në komunën e Haraçinës.

LSDM pritet që me kandidatë shqiptarë të dalë edhe në komunat e tjera përfshirë ato nga komuna e Likovës e deri në Strugë. Por targeti i tyre do të jetë Dibra, Haraçina, Pllasnica, etj.

Nënkryetari i LSDM, Muhamed Zekiri tha se partia e tyre do të nxjerrë edhe kandidatët e tjerë që do të garojnë në komunat me shumicë shqiptare dhe se synohet që të ketë pjesëmarrje në shumicën prej tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb