LSI ankimon në KQZ rezultatin për qarkun e Beratit, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Në shkresën e depozituar nga LSI-ja, ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark. LSI-ja pretendon që në këto zgjedhje pa pasur shumë parregullsi në proces.
Sipas kësaj partie, në disa Qendra Votimi u gjetën fleta votimi pa vula, ndërsa shton se në çdo ZAZ pati tentativa për votim të dyfishtë.
Mes të tjerash, në ankimim thuhet se 80 vota të LSI-së janë shpallur të pavlefshme.
(BalkanWeb)