TIRANE- Ndërkohë që procesi i numërimit të votave për kandidatët për kryetar bashkie në rang vendi është drejt fundit, në bashkinë e Skraparit ka përfunduar edhe numërimi për këshilltarët bashkiakë.

Sipas rezultateve të KZAZ në Skrapar, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë forca e parë politike me 4486 vota duke fituar 10 këshilltarë, Partia Socialiste 1519 vota fiton 3 këshilltarë, Partia Demokratikeme 707 vota fiton 1 këshilltar dhe Partia Republikane me 413 vota merr 1 këshilltar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: