Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit, përmes kandidates për deputete në këtë qark, Kejdi Mehmetaj, ka denoncuar se policia e Fierit, ka hequr banderolën e LSI, pasi ditën e sotme, pritet që në këtë qytet të zhvillojë një takim kryeministri Edi Rama.

Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb”, se banderola, ishte vendosur në afërsi të vendit që do të zhvillohet takimi përmbyllës i kryeministrit Rama në Fier.

Nga krahu tjetër, ai sqaron se kandidatja Kejdi Mehmetaj, ndodhet ende në komisariat, për të marrë shpjegime për vendimin, e shtoi, se LSI ishte pajisur me leje për të vendosur banderolën në atë objekt.

Gazetari thekson, se Mehmetaj ka kërkuar nga bashkia një shpjegim për këtë ngjarje, por sipas tij, ata ende nuk kanë reaguar. Ndër të tjera, thuhet se simpatizantët e LSI, tanimë po nisin të vendosin banderolën në vendin ku ishte.

Kryeministri Edi Rama, pritet që të jetë ditën e sotme në Fier, në një takim, që do të nisë në orën 15:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb