TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut. Ajo tha se kush mendon që shqiptarët vidhen nga hajduti i gjatë Edi Rama, që paguan mbi 80 mijë dollarë çdo ditë inceneratorët, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik

Sipas Kryemadhit, klasa politike ka përgjegjësi të madhe për situatën ku jemi sepse ne të gjithë ishim indiferentë dhe mbyllën sytë përballë instalimit të autokracisë që Edi Rama ka bërë dhe kjo nuk është thjesht autokraci politike, është autokraci kriminale dhe është grup i strukturuar kriminal.

“Sigurisht që LSI është e ftuar për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut. LSI dhe anëtarët e saj kanë marrë pjesë në çdo lloj proteste dhe të shoqërisë civile dhe kur kanë qenë individë të cilët kontrolloheshin nga Edi Rama për të bërë protesta për të larguar vëmendjen nga një proces tjetër që ishte shumë delikat për Edi Ramën se nuk e shqetësonte Edi Ramën rritja e çmimeve dhe nuk e shqetëson fare.

Unë mbaj mend Ramën që i tha dikujt mos u merr me çmimin e naftës se unë do merrem me ty që s’ke para në xhep dhe blen naftën që ia hedh makinës tënde.

Pra, çështja e protestës së 7 korrikut është një protestë që kush mendon që shqiptarët vidhen nga hajduti i gjatë Edi Rama, se ai ashtu tha s’ka hajdut të gjatë, por na doli hajdut me server, që paguan mbi 80 mijë dollarë çdo ditë inceneratorët, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik dhe jo vetëm për këtë gjë. Ka dhe shumë të tjerë që janë të pakënaqur me Monikën, me klasën politike.

Klasa politike ka përgjegjësi të madhe për situatën ku jemi sepse ne të gjithë ishim indiferentë dhe mbyllëm sytë përballë instalimit të autokracisë që Edi Rama ka bërë dhe kjo nuk është thjesht autokraci politike, është autokraci kriminale sepse të përdorësh një skemë të tillë të evazionit fiskal në perfeksion, ky është grup i strukturuar kriminal. Bërtet Edi Rama nuk jam grup i strukturuar, është individuale. Jo nuk është individuale, sepse Lefter Koka evazionin fiskal që ka bërë në inceneratorin e Elbasanit e ka bërë me dijeninë e Edi Ramës. Mjafton të pyetet kush i mori paratë që u tërhoqën CASH brenda ditës nga bankat? Është shumë e thjeshtë.

E dyta, shkatërrimi i kompanive të ndërtimit, kemi pasur shumë kompani që kanë qenë në treg dhe që kanë ikur sot, sot kanë hyrë në lojë kompani ndërtimi pa historik. Si hyjnë këto, npm parave që vijnë nëpërmjet nënkontraktorëve. E gjithë puna bëhet me para cash dhe faturohet me fatura të evaionit fiskal. Këto para që vijnë nga janë? Çdo biznes sot kur mbyll arkën nuk duhet të ketë as 50 mijë lekë të vjetra në arkë se përndryshe gjobitet dhe i hiqet e drejta e biznesit. Kur ndërkohë ne e dimë shumë mirë që paratë e drogës janë me valixhe nëpër institucione shtetërore dhe biznese që bëjnë evazion fiskal”, deklaroi Kryemadhi.

Sa i përket kompanive që në vend të ushqimeve kanë shitur produkte ndërtimit, ajo shpjegoi:
“Exotic fruit, po të shikosh në QKR dhe faturat, importon fruta. Normalisht kur blen banane, banane do shesësh, shumë-shumë mund të bësh një kek me banane. Ndërkohë te faturat e shitjeve, zotëria nuk i ka shitur asnjë supermarket banane dhe fruta, vetëm te inceneratorët 9 mln dollarë. Unë nuk e di që inceneratorët të kenë hapur ndonjë mensë për pensionistët për të ushqyer qytetarët. 6 mln zonja ia ka shit burrit të vetë prapë në një kompani fiktive, 2 mln në një kompani ndërtimit, 2 mln në një kompani rrugësh. Analizën financiare të këtyre 24 kompanive do ia çojmë të zbardhur SPAK-ut. Dhe vetë hetimi tatimor e kuptojnë shumë mirë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb