TIRANE

Dy deputetet e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci kanë dorëzuar në Kuvend amendamentet për zgjidhjen e kërkesave të studentëve.  Deputetja Kejdi Mehmetaj tha se amendamentet parashikojnë dy ndërhyrje, një për buxhetin e shtetit dhe një për ligjin e arsimit të lartë.

Sipas Kejdi Mehmetaj, nuk ka asnjë procedurë që mund të pengojë këtë procedurë dhe LSI do jetë në Kuvend nëse diskutohen këto ndryshime.

“Rama tentoi të bëjë show dhe kjo qeveri është arrogante. Nuk ka më kohë të presim për qeverinë dhe ne sollëm zgjidhjen konkrete. Janë dy ndërhyrje, një për buxhetin dhe një për ligjin e arsimit të lartë. Kryeministrit iu tha pështyma dje kur pa mijëra studentë protestonin. Nuk na pengon asgjë që këto amendamente të kalojnë nesër në Kuvend. Procedurat mund t’i bëjë që sot. Nuk ka asnjë procedurë që mund të pengojë këtë procedurë. Ne do jemi në Kuvend nëse diskutohen këto ndryshime. Kush do të ardhme për studentët dhe Shqipërinë të votojë këto amendamente për zgjidhjen e 8 kërkesave të studenteve”- tha Mehmetaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb