TIRANË- Ndërsa kanë mbetur edhe 26 kuti pa numëruar në Malësinë e Madhe, LSI udhëheq rezultatin në këtë Bashki me një diferencë të theksuar votash. Kështu, LSI ka rritur të sigurojë deri tani 2.270 vota ose 5 mandate, PS me 2.096 ose 4 mandate dhe PD ka siguruar 1.508 vota ose 3 mandate, kurse në qarkun Shkodër renditet e dyta.

LSI vijon të surprizojë në numërimin për Këshillat Bashkiakë, ku në bastionin e PD, qarkun Shkodër ka mundur të renditet forca e dytë politike, pas Partisë Demokratike. Kështu pasi ka përfunduar numërimi për bashkinë Shkodër, rezultoi se; PD ka marrë 21 këshilltarë, LSI 10 këshilltarë, kurse PS, 9 këshilltarë.

Përqindjet e përkthyera në vota për Shkodrën janë si mëposhtë;
PD 25357 vota – 21 këshilltarë
LSI 11800 vota – 10 këshilltarë
PS 10925 vota – 9 këshilltarë

Deputeti i LSI-së, Agron Çela shprehet i lumtur për marrjen e këtij rezultati që në veri ka qënë surprizues pasi kjo forcë politike doli e para në Pukë dhe Fushë – Arrëz.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: