TIRANË

Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha thotë se rritja me 45% e taksave është arsyeja pse mijëra biznese kanë ulur qepenat dhe mijëra të tjerë po shkojnë drejt falimentit.

Gjosha ilustron me shifra se çfarë ndodh me një biznes.

“Kjo është dëshmia e një qytetari të Tiranës, që mundohet të ushtrojë biznesin e tij në një vend që varfërohet çdo ditë! 45% rritje taksash është ajo me të cilën përballet çdo pronar i një biznesi të vogël me TVSH në Tiranë dhe kjo është arsyeja pse mijëra biznese kanë ulur qepenat dhe mijëra të tjerë po shkojnë drejt falimentit! Ndryshimi dhe shpresa e kanë një emër: 25 Prill!”, deklaron Gjosha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb