FIER- Pas protestave të vazhdueshme të banorëve të disa fshatrave në Fier, kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve urbane, siç duket qeveria ka lëshuar ‘pe’. Një prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Fierit, Nimet Musaj, kishte paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e këtij projekti, ndërsa ministri Petrit Vasili ka kthyer përgjigje në favor të qytetarëve.

Lajmi është bërë publik nga kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho. Me anë të një mesazhi në faqen e saj në ‘Facebook’ Xhixho thekson se kjo fitore ishte falë mbështetjes së Ilir Metës dhe ministrit Petrit Vasili.

“Miq, Impianti i Plerave ne Qarkun e Fierit u ndal si fitore e qytetareve dhe fale mbeshtetjes se Kryetarit tone z.Ilir Meta dhe deputetit z.Petrit Vasili .Kjo pas ngritjes se shqetesimit nga grupi i Keshilltareve te LSI ne Bashkine e Fierit. LSI gjithmone ne mbeshtetje te qytetareve dhe kunder veprave qe demtojne shendetin dhe ambientin. #LSI#NjeShansPerTeGjithe”, citohet në mesazhin e Xhixhos.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: