TIRANË

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali mbi dekorimet e Presidentit të Republikës Ilir Meta në Koplik.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i ka numëruar pasuritë që sipas tij, ministrja ka vënë, teksa shkruan për 10 apartamente, sera e tendera. “Këto si fillim, më vonë do kemi prap por na trego ku i gjete verdhushkat për t’i blerë!”, paralajmëron Braimllari.

POSTIMI I PLOTË
Moj Elisa si nuk zure mend! Gjithë jetën mish për top vajte për Skënderbeun tënd!

Të është bërë goja si tanku i Vojo kushit!
U bëre me shkollë pasi u bëre drejtoreshë dhe akoma s’po ta shikojmë dot diplomën. Në fakt me ty është mire ta nisësh duke të bërë një zbardhje të pasurisë tënde.
P.sh. Ato 10 apartamentet te Kodra e Diellit apo më shumë që i ke dhënë me qira, a i di Skënderbeu yt apo jo?

1- Shtëpi duplex te Kodra e Diellit
2- Apartament 110 metra katrorë tek Kodra e Diellit
3- Apartament 80 metra katrorë në dalje të Kodres Diellit sa kalon Universitetin e New York-ut
4- Apartament tek kompleksi Kristal
5- Lokal 200 metra katrorë tek dera e Kopështit Botanik

Ato 22 mijë metra katror sera na Fier, a i di Skënderbeu yt apo jo?
Po këto tenderat e Ujësjellësit në Ersekë dhe zyrat e Albgazit, a i di?

A të ka ikur shenja e pirunit nga sipër kofsha apo ke vendosur t’i shërbesh Lindës kundër Lalit dhe Taulant Ballës?
Këto si fillim, më vonë do kemi prap por na trego ku i gjete verdhushkat për t’i blerë!

Braimllari Fb
Braimllari Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb