TIRANË- Pas akuzave të kreut të demokratëve Lulzim Basha se kriminelë të armatosur të bandës së Xhabaftajve kanë kërcënuar shtabin e PD-së në Vorë ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim. Nora Malaj, anëtare e kryesisë së LSI-së, e cila ka ndjekur gjatë gjithë kohës fushatën e kandidatit të ASHE-së, që vjen pikërisht nga kjo forcë tha se Basha nuk mund të quajë banda të gjithë qytetarët e Vorës. Ajo tha se individi që gënjen për orën, gënjen edhe për Vorën.

“Edhe dy ditë na ndajnë nga zgjdhjet lokale dhe klima është ndezuar për votimin e gjithë komunitetit. Sapo vij nga shtabi i ASHE-së në Vorë, modeli më i mirë për këtë fushatë. Më vjen keq për individin që gënjen edhe kur tregon orën. Qytetaria e Vorës nuk e meriton ta quash bandë. Më vjen keq rishtas për individin që gënjen për orën se Vora nuk është bastion i askujt. E kuptoj që e ka prekur frika dhe paniku sepse sot në orën 8 jeni të ftuar në sheshin e Vorës. Ftoj Policinë e Shtetit të bëjë verifikimin e këtij rasti dhe hetimin. Nëse kjo gjë nuk është e vërtetë, Vora do ta ndëshkojë me votë. Sot jemi këtu për të treguar që nuk ka bastion të partive ka vlera të qytetarëve”, tha Malaj.

Ajo theksoi se Vora nuk është bastion i PD-së po i qytetarëve, i grave dhe burrave dhe i çdo qytetari shqiptar. Malaj ka ftuar të gjitha organizmat ndërkombëtarë të bëhen pjesë e monitorimit.

“Jo më larg se dje bashkë me kandidatin Sallaku kemi takuar kandidiatin e PD-së, sepse për ne nuk ka rëndësi fitorja por vlera e qytetarisë, standardet. I kujtoj individit që gënjen për orën se Vora është bastion i qytetarëve, i grave dhe burrave i çdo qytetari shqiptar. Ftoj të gjithë organizmat të bëhen pjesë e monitorimit. Atje ku ka vullnet, atje ku ka dashuri ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vora është e vorakëve dhe atyre që sot dhe nesër do jenë pjesë reale e zgjidhjes së problemeve. Për ne i rëndësishëm standardi i zgjedhjeve”, deklaroi Nora Malaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: