Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të martë, planin e Partisë Socialiste për arsimin.

Por, pak pas publikimit të këtij programi, ka ardhur dhe një reagim në radhët e opozitës, më konkretisht në ato të LSI. Floida Kërpaçi, përmes një statusi në rrjete sociale, e ka cilësuar tallje të kryeministrit Rama këtë program, duke shtuar se të gjithë janë dëshmitare se arsimi është shkatërruar dhe humbja e shpresës ka dërguar qindra të rinj në emigrim.

Ndër të tjera, Kërpaçi thekson se kryeministri Rama ka pasur tetë vite kohë për të përmbajtur këto pika, por deri më tani, sipas saj, nuk është zbatuar asnjë prej tyre.

Postimi i plotë:

Tallja e fundit e njeriut në ikje❗ Familjet Shqiptare janë dëshmitare të shkatërrimit të arsimit dhe humbjes së shpresës që ka çuar në emigrim të fëmijëve të tyre❗
Ironi e madhe që pas 8 viteve shkatërrim të vazhdueshëm të sistemit arsimor, Kryerilindasi në ikje, shpalos sot 40 ditë para largimit përfundimtar nga skena politike, një gjasme vizion për arsimin.
•A është ky po i njëjti njeri që vizion pati shkatërrimin e arsimit të lartë? Për veprimet e tij, u çuan në këmbë studentët, shkarkimi i Ministres së Arsimit është dëshmi e pranimit të dështimit.
•A është ky po i njëjti, që premtoi buxhetin për arsim 5% dhe sot kemi mbështetjen më të ulët për arsimin?!
•A është ky po i njëjti, që premtoi që nuk do të ketë mësim me 2 turne dhe sot të gjithë nxënësit bëjnë mesim me 2 apo 3 turne?
•Po premtimi për klasat dixhitale ku u bë dhe vjedhja më e madhe e sot familjet nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin…..
Të gjithë shqiptarët e dinë mirë se Edi Rama, i cili më 25 prill mbyll kapitullin e tij si kryeministër, kryetar partie dhe aktivist politik, është i paaftë të konceptojë dhe implementojë një vizion për arsimin shqiptar.
Ai ka patur 8 vite kohë për ta bërë këtë gjë dhe ka dështuar. Dhe situata është përkeqësuar edhe më shumë gjatë 4 viteve të fundit, kur lapsin dhe letrën e kishte vetë ai, për të pikturuar çfarëdo vizion që ankohej më parë se nuk e lejonin të tjerët ta realizonte.
E sidomos të rinjtë e dinë, se një votë për Edi Ramën, është një votë për emigracion dhe varfëri❗
Edhe pak ditë, ndryshimi po vjen????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: