Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë të qartë si e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 se ajo do të futet në zgjedhje dhe këtë ia ka deklaruar edhe Bashës.

Sa i përket çështjes së ndryshimit të sistemit zgjedhor, Kryemadhi ka thënë se partia e saj ka qenë viktimë gjithmonë e sistemeve dhe këtë nuk do donte ta kalonin politikisht fëmijët e saj apo të të tjerëve.

Sipas saj nuk vijohet gjithmonë me të njëjtin sistem por gjithsesi këtë herë LSI do futet në zgjedhje dhe për këtë s’ka pasur dilema por rakordim me PD.

 

”Sjellja e opozitës e jona, është kur është për të nxjerrë dhëmbët i nxjerr. Origjina është politika, problematika që bëjmë. Çfarë implemetojmë ka bërë problem.

Është një shans, është një mundësi. Pse nuk di Rama, Basha apo Berisha të bëjnë procese të ndershme. Të gjithë dimë t’i bëjmë. Askush nuk vjedh votat pa vetëdije. E bëjnë me vetëdije. Ndërgjegjësime që vetë ne, ky që është emëruar sot shef komisariati në Kavajë, a shefi i Bulqizës a Kamzës që mbushte kutitë për në Dibër. Janë të gjitha këto. E gjitha kjo është sjellja. Vullnet politik. Fryma është shumë e rëndësishme, por nuk mund të vijojmë gjithmonë me të njëjtat sisteme. Ka dhe individë dhe iniciativa të reja. Ne kemi qenë gjithmonë viktima e sistemeve, e makinacioneve të dy partive të mëdha. Atë që kam vuajtur unë nuk dua ta vuajnë fëmijët e mi apo të tjerëve.

Ne, të ketë mundësi probabiliteti Kosova të bëjë zgjedhje më të ndershme se Shqipëria ëshë fundi i votës. Kjo që bëmë ne nuk do të minimizojë, por unë do të hy në një proces zgjedhor. Ne ja kemi bërë të qartë Bashës. Por dilema s’ka pasur. Jemi rakorduar me Bashën. Por këtej e tutje fjalori politik është për një përballje. Pozicioni ynë radikal shërbeu për nxjerrje boje.”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb