Kryetarja e LRI dhe kandidatja për deputete e LSI në qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi ishte e ftuar këtë të hënë në rubrikën “Opinion”, në “News 24”.

Gjatë fjalës së saj, Kërpaçi tregoi detaje nga programi i LSI. Ajo tha se kjo parti ka prioritet të rinjtë dhe synon që të minimizojë largimin e tyre nga vendi.

Po ashtu, Kërpaçi nënvizoi se ka ardhur koha e ndryshimit dhe qytetarët duhet ta arrijnë atë me votë më 25 prill.

Pjesë nga intervista:

E 7-a në listen e LSI për Tiranën, si ndiheni?

Floida Kërpaçi: LSI ka prezantuar ekipin fitues që është një ekip i jashtëzakonshëm me njerëz që përfaqësojnë dhe do të marrin besimin e shqiptarëve. Kur jemi me ta e kuptojmë sa rëndësi kanë njerëzit dhe ato që e përfaqësojnë.
Jeni kujdesur që listat të jenë të pastra?
Floida Kërpaçi: Në çdo zgjedhje LSI është kujdesur që figurat kryesore të jenë gratë, të rejat, ky mesazh nuk është për ne, por për Rilindjen. Ata mbështesin njerëz me afera kriminale. Ndërkohë për ne dhe Shqipërinë është ditë e rëndësishme. Do të doja që fleta e votimit të ishte me emra, që qytetarët të kenë të drejtë të votojnë kë të duan. Për mua nuk ka rëndësi numri, se sa ajo që përfaqësojmë dhe ajo që duam të bëjmë për Shqipërinë. Ne kemi një program, që është shprese, një program që shkon në çdo shtëpi, çdo derë. Kemi marrë optimizëm ndaj kemi shpresë tek fitorja

Janë depozituar listat në KQZ?

Floida Kërpaçi: Po. 25 prilli do të jetë një ditë ndryshe, njerëzit do të kenë të drejtë të shprehen, të kenë punësim, të gjejnë vende pune të mirëpaguara dhe të mos e shohin të ardhmen jashtë Shqipërisë. Por edhe të rinjtë, që janë mbështetje e madhe e jona. Ne kemi tejkaluar dhe kuotat gjinore, përfaqësimit për gratë dhe të rinjtë. LSI drejtohet nga një grua që beson tek të rinjtë dhe punon për ta. E keni parë programin tonë, e keni parë që përmes rimbursimit 5% sjell të ardhura tek familjet shqiptare. Kemi në plan dhe mbështetjen për familjet e reja, është programi për bebet tek bebet.

Pjesa më e madhe e LSI është hartuar nga të rinjtë?

Floida Kërpaçi: E thamë edhe më përpara LSI ka vizion, mision kombëtar mbështetjen e të rinjve. Duke parë shifrën alarmante të largimit e të rinjve, objektivi ynë është që të kthejmë të rinjtë dhe ta mendojnë të ardhmen këtu. Ne e kemi hartuar programin nga të rinjtë dhe të rejat por edhe profesionistët. Ne duam që punësimi të jetë më i paguar. Si do e bëjmë këtë? E thash pak më parë që kemi menduar rimbursimin 5%, kjo do të sjellë më shumë të ardhura. Kemi dhe reforma për arsimin.

Në LSI keni shprehur shqetësimin që të rinjtë po largohen nga vendi, si keni menduar t’i bandit të kthehen dhe të japin kontributin e tyre?

Folida Kërpaçi: Shumë të rinj e kanë parë të ardhmen larg vendit. Shumë prej tyre më kanë thënë që i mbyllen shumë dyer. Disa nga prioritet tona kryesore për të kthyer të rinjtë lidhen me çiftet e reja. Sot po largohen nga Shqipëria të rinj që janë në moshën për të ndërtuar një jetë të re. Ne prandaj jemi angazhuar që ne të ndjekim programin nga bebja në bebe, është një mundësi për të qëndruar në Shqipëri, sepse kur fëmija jot rritet ka një bazë të ardhurash. Programi i dytë është ambicioz lidhet dhe me BE, garancia për të rinjtë. Ky program do të motivojë të rinjtë, shteti do të bëhet partner me kompanitë dhe të punësojë të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare. Shteti i do i japë lehtësira këtyre kompanive për të punësuar këtë grup moshë. Kat ë rinj që duan të punësohen, por i thonë se nuk ka eksperiencë. Si do e gjej ky i eksperiencën ku nuk ka punuar. Një shtyllë tjetër është arsimi, ne do të shtojmë shkollat profesionale. Shifrat e largimit të gjimnazistëve, për të braktisur shkollat, sepse s’kanë të ardhura. Mëso dhe fito, është një plan që ne kemi që të rinjtë dhe të fitojnë, por edhe të shkollohen dhe vitet e shkollës do të njihen si punë. Ky është një realitet i Rilindjes, ata kanë sjellë shumë premtime. Premtuan 300 mijë vende pune, por në fakt më shumë se kaq janë larguar nga vendi. Premtimet e bëra nga PS janë të pambajtura. Mendoj se njerëzit këtë herë do të votojnë atë që ka programin dhe alternativën.

Çfarë pritshmërish ka LSI nga këto zgjedhje. Sa deputetë do të fitoni?

Floida Kërpaçi: Fitorja do të vijë dhe është e padiskutueshme. Ne presim të marrim 100 mandate, nuk e bazojmë në numër, por ën frymë, tek ata që e duan ndryshimin. Prandaj është e rëndësishme që njerëzit të votojnë LSI se është një parti që e mban fjalën. Është një parti që përfaqëson vajzën, gruan. Faktikisht ne kemi një bilanc tragjik, më shumë emigrim, taksa të larta dhe përballe kësaj, këta nuk do të votohen më. Kjo është frymë, alternativë dhe besojmë se 25 prilli do të jetë fitore për të gjithë Shqipërinë?
A je e kënaqur me vendin e 7?
Floida Kërpaçi: Për mua nuk ka rëndësi emri, ka më shumë rëndësi objektivat që do të arrimë dhe për të sjellë progresin. Jam e motivuar për të guxuar, për atë të ardhme që ne na pret. Ftoj qytetarët që të votojnë në zgjedhjet e prillit, ndryshimi vjen duke u përfshirë në vendimmarrje dhe politikë. Forca të votojmë dhe t’i japim Shqipërisë një shpresë të re.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb