TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet Kreut të Grupit Parlamentar, Petrit Vasili është shprehur kundër buxhetit për pushtetin vendor. Në komisionin e ligjeve, Vasili e cilësoi të nxituar këtë buxhet.

“Qëndrimi ndaj qarqeve është i nxituar dhe pa vizion. Nuk ka pasur konsultime për atrofizimin e qarqeve. Janë të papranueshme improvizimet jo kushtetuese. Duhet nje qëndrim i pjekur dhe i konsultuar gjerësisht”, tha ai.

Vasili shtoi se vendimet e njëanshme prodhojnë vetëm pasoja negative.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: