Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në një deklaratë për media se LSI nuk kandidon në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Kryemadhi iu bëri thirrje të gjithë mbështetësve të LSI dhe suportuesve që të votojnë për kandidatët më të mirë në këto zgjedhje, pasi sipas saj, kanë të bëjnë me jetën e tyre dhe jo me jetën politike.

“LSI nuk kandidon në zgjedhjet e 6 marsit. LSI i ka krijuar një tenkinalitet deputetëve të PD të Rithemelimit të cilët janë 11 deputetë, janë themelues të PD të vërtetë janë të rinj të reja, njerëz që vijnë si rezultat i një votimi primar që ka ndodhur dhe me thënë të drejtën përdorimi i skemës së primareve, në zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie është një zgjedhje që duhet promovuar në të gjitha partitë politike.

Është një sfidim që iu bëhet sistemeve burokratike brenda partive politike dhe pse jo  mos i krijojmë një komoditet ku kodi zgjedhor ua kishte mohuar të drejtën për t’u regjistruar me kandidatët e tyre. LSI nuk është pjesë e kësaj, do i bëjë thirrje të gjithë mbështetësve të saj, të votojnë kandidatët më të mirë, për të cilën ata mendojnë se sjellin ndryshim në qytetet e tyre.” tha Kryemadhi.

Ju përfaqëson Premtim Kryemadhi juve?

Me thënë të drejtën unë nuk e kam takuar ndonjëherë Premtim Kryemadhin, por po qe nga Dibra, fisi im është po qeka tregu burrë i mendshëm që ka treguar se është fisi im, se fisi i Monika Kryemadhit atje në Dibër, kush janë më të afërtit e Monikës, qoftë në Maqellarë, Peshkopi, kanë votuar Monika Kryemadhin nuk e di tani për kë do votojnë  por dibranët shquhen për nuhatje e për zgjedhjen e duhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb