TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim do të organizojë të shtunën Konventën Zgjedhore të LSI Tiranë, e cila ishte përcaktuar të mbahej më 5 shkurt por u shty për shkak të homazheve për shkrimtarin Dritëro Agolli. Në aktivitetin, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve duke filluar nga ora 10:00, do të marrin pjesë 2301 delegatë nga të gjitha njësitë e kryeqytetit.

Kandidatët për në Komitetin Drejtues të LSI Tiranë do të jenë 256, nga të cilët do të përzgjidhen 179 anëtarët. Procesi i votimit të kryhet me sistem elektronik, ndërkohë që në këtë konventë do të zgjidhet edhe Kryetari i LSI Tiranë.

Lëvizja Socialiste për Integrim vjen në këtë konventë pas një procesi zgjedhor në çdo organizatë të partisë. Përmes këtij procesi, çdo organizatë ka zgjedhur kryetarin e organizatës si edhe delegatët që do të marrin pjesë në konventën e Tiranës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: