Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari ka dalë në deklaratë për shtyp për raportin final të OSBE/ODIHR.

Braimllari thotë se OSBE vulosi faktin që 25 prilli ka rënë dhe atë ditë nuk pati zgjedhore.

Ai rendit disa prej konkluzioneve të raportit final teksa thekson se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme është pa kompromis.

FJALA NGA ENDRIT BRAIMLLARI

Përshëndetje!

Raporti final i OSBE-ODHIR, i vuri vulën masakrës zgjedhore të 25 prillit të shkaktuar nga qeveria.

Raporti, vulos faktin që më 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masakër zgjedhore të drejtuar drejtëpërdrejt nga Rilindja.

Nga ky raport, u konfimua se më 25 prill:

Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua

Blerja masive e votave

Presion ndaj votuesve në favor të rilindjes

Keqpërdorimi i aseteve publik në avantazh të partisë në pushtet

Rrijen e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale

Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet

Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën

Vjedhja e të dhënave private dhe personale nga partia në pushtet

Përdorimi i grupeve kriminale për të intimiduar votuesit

Ndryshimet kushtetuese të njëanshme në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Pra është e qartë që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë.

Më 25 prill nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme por tjetërsim vullneti, ndërhyrje dhunshëm në proces në favor rilindjes.

Ndaj, beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershmë është pa kompromis për të shpëtuar të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë nga një bandë në pushtet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb