TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përshëndet kandidaturën e Keti Bazhdarit për Bashkinë e Shkodër. Në një prononcim për mediat, Vasili vlerëson figurën e Bazhdarit si një kandidate e shkëlqyer e aleancës së majtë në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndet konfirmimin e znj. Keti Bazhdari për Bashkinë e Shkodrës. Ne vlerësojmë se Keti Bazhdari është një kandidate e shkëlqyer”, theksoi Vasili.

Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim shprehet se Shkodra meriton ndryshimin në zgjedhjet vendore dhe se LSI do të mbështesë Bazhdarin për fitoren e Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet që do të zhvillohen në qershor.

“Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet Keti Bazhdarin për fitoren e Bashkisë së Shkodrës. Ky qytet e meriton ndryshimin”, tha Vasili, pak minuta pasi Rama konfirmoi kandidaturën e Bazhdarit për Bashkinë e Shkodrës.

Rama tha se Bazhdari, ish-kryetare e PS-së në këtë qytet ka mbështetjen e gjithë koalicionit dhe se është kandidatura më e mirë për të fituar Bashkinë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: