I deleguari politik i LSI-së për qarkun e Berati Ardit Çela, ka prezantuar sot një kandidate tjetër për deputete, zonjën Aurela Agalliu. Prezantimi i Agalliut është kryer përpara zyrave të LSI-së në qytetin e Kuçovës, ku kanë qenë të pranishëm edhe kandidatë të tjerë të kësaj forcë politike që garojnë për qarkun e Beratit, anëtarë të LSI-së etj.

I deleguari politik i qarkut të Beratit, Ardit Çela, la deklaruar gjatë prezantimit të Agalliut se, Aurela Agalliu është diplomuar në psikologji organizative dhe psikologji klinike edhe pse e re në moshë e ushtron profesionin e saj me shumë kompetencë dhe është një figurë shumë e dashur për publikun. “Bashkangjitja e Aurelën në ekipin fitues të Lëvizjes Socialistë për Integrim tregon edhe një herë misionin dhe vizionin e LSI-së për të ndërtuar Shqipërinë, në mënyrë që Shqipëria të jetë shtëpia e të gjithë shqiptarëve, e të rinjve e të rejave. Tashmë është e qartë që Rilindja e ka varfëruar Kuçovën, e ka shkatërruar gjithë qarkun e Beratit, Rilindja i ka përzënë të rinjtë e të rejat e Kuçovës dhe gjithë qarkut në emigrim, i ka kthyer ata në azilantë. Ne jemi sot këtu për të kthyer besimin, për të kthyer shpresën dhe së bashku me Aurelën dhe të gjithë ekipin fitues të LSI-së tu bëjmë thirrje të gjithë të rinjve e të rejave në Kuçovë, Berat dhe në të gjithë Shqipërisë për tu bërë pjesë e ndryshimit të madh, për të votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim në 25 prill, në mënyrë që 25 Prilli të jetë vërtet një ditë Referendumi për të sjellë shpresën dhe besimin në Kuçovë në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë”-, ka thënë Ardit Çela.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kandidatja e re e LSI-së në qarkun e Beratit, Aurela Agalliu ka deklaruar se, ndihet e nderuar që figurën e saj ja ka besuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Prej kohësh jemi përpjekur si të rinj të këtij vendi që t’ja dalim mbarë,të studiojmë dhe t’ja dalim mbanë në një profesion. Unë e di që sfida ime është sfida e të gjithë të rinjve.Të gjithëve atyre të rinjve që më dëgjojnë e më shikojnë sot u them që ne jemi këtu për t’ju përfaqësuar në mënyrë dinjitoze. Duke parë se Shqipëria ka bërë edhe kthesa të mëdha në atë që quhet perceptim mbi të rinjtë dhe kryesisht LSI e ka këtë në misionin dhe vizionin e saj, unë si vajzë e këtij qyteti do të dëshiroja që ta kthejmë Kuçovën në një vend të dëshirueshëm për të jetuar e punuar sepse është një vend potencial dhe të përfaqësojmë në mënyrë dinjitoze ata që i janë bashkuar LSI-së. Shpresa ime më e madhe është që ta shikoj LSI-në në një forcë të parë në qarkun e Beratit dhe në të gjithë Shqipërinë”-, ka thënë Agalliu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: