Përmes një statusi në rrjetet sociale ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari komenton dorëheqjen e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Sipas tij, Lleshaj ishte i përdoruri i radhës nga kryeministri Edi Rama për pushtetin e tij personal.

STATUSI I PLOTE
Sandri, nga një gjeneral me grada, përfundoi në pension të parakohshëm.
Edi Rama e përdori në mënyrën më të keqe për pushtetin e tij personal.
Sandri hyri në histori si i pari Ministër i Brendshëm që përdori gaz helmues, dhunoi gratë dhe fëmijët tek Unaza e Re për të mbrojtur vjedhjen personale të Edi Ramës.

Dhunoi në 5 të mëngjesit banorët e Bulevardit të Ri duke futur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në banesa ku brenda tyre kishte të mitur, të moshuar dhe gra, në menyrën më të pamëshirshme i helmoi me gaz dhe terror.

Përdori në kundërshtim me ligjin forcat RENEA të armatosur deri në dhëmbë për të shtypur, dhunuar dhe shembur po në kundërshtim me ligjin Teatrin Kombëtar.

Dhunoi gra, artistë dhe intelektualë të cilët ishin në mbrojtje të një kauze kombëtare.

I gjithë ky përdorim u bë për pushtetin personal të Edi Ramës.
Për hajdutërinë e Edi Ramës në kurriz të qytetarëve të vendit dhe për një vend të Sandër Lleshit si deputet në Parlamentin e ardhshëm.

Edi Rama e përdori dhe e largoi nga çdo funksion partiak dhe shtetëror.
Kjo tregon qartë që i gjithë shteti përdoret në funksion personal të Edi Ramës.

Siç përfundoi Sandri do përfundojnë edhe ministra apo dhe drejtorë të tjerë të Edi Ramës të cilët me 25 Prill do marrin ndëshkimin e merituar popullor por dhe atë të drejtësisë.

Ndëshkim deri në fund për këto monstra të pamëshirshme që përdorin çdo aset shtetëror në funksion personal të një banditi kryeministër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb