Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me strukturat e partisë në njësinë administrative Farkë të Bashkisë së Tiranës. Takimi u bë në kuadër të Konventës të LSI-së për Bashkinë e Tiranës nga ku u zgjodhën drejtuesit e organizatave edhe delegatët.

Të pranishëm në këtë takim ishin Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i deleguari i Kryesisë së LSI-së, Sokol Dervishaj etj.

Në fjalën e tij përpara anëtarëve të LSI-së të njësisë administrative Farkë, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari vuri në dukje se procesi i riorganizimit të strukturave të partisë bëhet mbi parimin e meritokracisë dhe kolegjialitetit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e cila mbështetet tek meritokracia dhe kolegjialiteti i strukturave të saj. Ky proces është mjaft i rëndësishëm për riorganizimin e partisë dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese për katër vitet e ardhshme”, tha Braimllari duke shtuar se procesi zgjedhor në Tiranë është procesi model i mbështetur në transparencë dhe gjithëpërfshirje.

Duke folur për rolin e LSI-së si forcë politike, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti e cila ofron siguri dhe stabilitet për vendin.

“Kjo pasi Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike e cila dëgjon dhe u shërben qytetarëve. Vendimet që merr LSI-ja janë vendime kolegjiale”,tha Braimllari.

I deleguar i Kryesisë së LSI-së, Sokol Dervishaj theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim i jep një mbështetje maksimale njësisë administrative të Farkës duke qenë pranë çdo qytetari pasi lajtmotivi i LSI-së është shërbimi ndaj qytetarëve.

“Ne mbështesim maksimalisht banorët e Farkës si edhe vetë njësinë administrative Farkë për ta zhvilluar më shumë këtë zonë të kryeqytetit. Ne si forcë politike jemi dhe do të jemi pranë çdo qytetari pasi lajtmotivi kryesorë i LSI-së si forcë politike është shërbimi ndaj qytetarëve”, tha Dervishaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: