TIRANE – Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot lidhur me përshkallëzimin e konfliktit politik në Kosovë, duke theksuar se kjo situatë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve të vendit.

Në emër të LSI-së, Petrit Vasili bëri apel që qeveria dhe opozita e Kosovës të braktisin format bllokuese dhe të rivendosin dialogun politik mes tyre.

“Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit. Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo formë përjashtuese apo bllokuese të të bërit politike dhe të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale duke respektuar gjithmonë ligjin, institucionet dhe kuadrin kushtetues.”- deklaroi Vasili.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: