TIRANE– Komisioni ‘Ad Hoc’ ka përjashtuar nga gara për të qënë anëtar i KLP Kozma Janon, i akuzuar nga opozita si ish-sigurims i Shtetit me pseudonimin ‘Telefoni’. Manja tha se ka ardhur një kërkesë nga  autoriteti për hapjen dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe kërkoi përjashtimin e tij nga gara, ndërsa komisioni e aprovoi pas votimit.

“Autoriteti për hapjen e dosjeve të sigurimit kërkon një hetim me të thelluar për kandidatin Kozma Jano. Kërkoj nga nënkomisioni meqë ka nisur një hetim i thelluar që ky kandidat të mos jetë  pjesë e shortit për anëtar për KLP nga radhët e prokurorisë”- tha Manja.

Kozma Jano u përzgjodh në pesëshen e parë të shortit për në KLP, i cili u rrëzua nga Kuvendi, ndërkohë që në shortin e dytë emri i tij nuk doli nga goglat fituese.

KOZMA-JANO-SPIUN-1

Ora: 12:00

Nën drejtimin e Ulsi Manjës është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve, ku pritet të hidhet shorti për anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLGJ dhe KLP).

Në nisje të mbledhjes, Komisioni miratoi kërkesën e LSI për zëvendësimin e Nasip Nacos me Silva Cakën në nënkomisionin ‘AdHoc’.

Ulsi Manja tha se do të zhvillohet raundi i tretë për miratimin e listës për anëtarët e KLGJ dhe KLP, pasi Kuvendi ka rrëzuar listën e dytë në bllok për KLGJ dhe KLP, ndërsa përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi tha se shorti është farsë e radhës.

Manja: Lista e sotme është përfundimtare dhe sipas ligjit nëse lista nuk merr ne Kuvend 2/3 e votave ajo miratohet automatikisht në Parlament.

Bylykbashi: Sot është farsa e radhës e cila do përfundojë me short. Janë po ata kandidat me probleme me ligjin dhe tërësisht nën kontrollin e qeverise. Kandidatë me probleme me dekriminalizimin, me lidhje me sigurimin e shtetit, kandidat që janë s’kualifikuar nga ONM. Kandidatë që nuk paguajnë taksa. Do prodhoni një SPAK atë që doni ju. Madje ju krijuat SPAK-un tuaj me marrëveshjen Xhafaj-Marku. Shorti do bëhet, por KLGJ dhe KLP s’do ketë pasi juve ju duhet prokurori i përgjithshëm provizior dhe SPAK-u provizor për te mbyllur dosjet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: