TIRANË-Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar sot emrat e kandidatëve për Bashkitë në zgjedhjet e 21 qershorit. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili u shpreh se në Lezhë do të kandidojë Viktor Tusha, ndërsa për Bashkinë e Gjirokastrës Zamira Rami.  Sipas tij, kjo është një fushatë historike. “Takimi u mbajt për pasjen e një fushate, e cila garanton fitoren dhe konkurrimin dinjitoze në 61 bashkitë e vendit, LSI vendosi e diskutoi për propozimet përkatëse. Kandidaturat tona janë të dakordësuara”-tha Vasili.

Më tej ai shtoi se “Të gjitha kandidaturat do i paraqiten koalicionit, u bë dhe kalendari elektorale, i cili do shtrihet qoftë në punën e jashtëzakonshme, por LSI ka si pikësimin një fushatë të mirë. Për këto arsye madhore, këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe quhen historike”. Lëvizja Socialiste për Integrim ka të drejtën e propozimit të kandidatëve të mazhorancës në 15 bashki të vendit. Këto bashki janë: Berat, Lezhë, Gjirokastër. Kukës, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Vorë, Cërrik, Përrenjas, Selenicë, Delvinë, Bulqizë, Mallakastër, Kolonjë”.

 

Emrat e kandidatëve të LSI-së për zgjedhjet lokale të 21 qershorit

Lezhë – Viktor Tusha, aktualisht kryetar i Bashkisë;

Gjirokastër – Zamira Rami pedagoge, aktualisht Prefekte e Gjirokastrës;

Berat- Petrit Sina, aktualisht kryetar i Qarkut të Beratit;

Kukës – Hasan Halili, aktualisht kryetar i bashkisë së Kukësit;

Pogradec – Diana Mile arkitekte dhe pedagoge, sikurse edhe funksionare në pushtetin lokal

Prrenjas – Miranda Rira, pedagoge dhe njëkohësisht edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë;

Kuçovë – Selfo Kapllani, aktualisht Prefekt i Beratit;

Bulqizë – Melaim Damzi, mjek dhe njëkohësisht edhe Prefekt i Dibrës;

Cërrik – Altin Toska me profesion jurist dhe avokat

Selenicë – Kasem Cenaj, ekonomist, jurist, veprimtar i vjetër i partisë

Vorë – Luan Sallaku, administrator i diplomuar në menaxhim agrobiznes

Mallakastër – Shyqyri Kapllani i diplomuar në Akademinë e Rendit, njëkohësisht edhe për Gjuhë dhe Letërsi.

Skrapar – Nesim Spahiu, aktualisht edhe kryetar i bashkisë së Çorovodës;

Delvinë – Rigels Balili me profesion jurist,

Kolonjë – Arben Malo, me profesion inxhinier, aktualisht drejtor i bujqësisë në qarkun e Korçës.

Përballja në 61 bashki

E Majta E djathta
QARKU SHKODER
SHKODER
Keti Bazhdari – I papercaktuar
PUKE
Rustem Struga – Rrok Doda
VAU I DEJES
Gjok Lleshi – Zef Hila
MALESI E MADHE
Tonin Marinaj – Anton Koka
FUSHË ARRËZ
Fran Tuci – I papercaktuar

QARKU DIBER
BULQIZE
Meleim Damzi (LSI) – I papercaktuar
DIBËR
Shukri Xhelili – I papercaktuar
KLOS
Valbona Kola – Basir Çupa
MAT
Adelina Farici – Nezir Rizvani

QARKU KUKES
KUKES
Hasan Halili (LSI) – Bashkim Shehu
TROPOJË
Rexh Biberaj – Besnik Dushaj
HAS
Adem Lala – I papercaktuar

QARKU DURRES
DURRËS
Vangjush Dako – Grida Duma
SHIJAK
Ardian Kokomani – I papercaktuar
KRUJË
Artur Bushi – I papercaktuar

QARKU ELBASAN
ELBASAN
Qazim Sejdini – Ardian Turku
LIBRAZHD
Kastriot Gurra – I papercaktuar
BELSH
Arif Tafani – Asqeri Kuqja
PEQIN
PDIU­ I papercaktuar – Albert Kreci
CERRIK
Altin Toska (LSI) – Kodhel Cala
GRAMSH
PS­ I papërcaktuar – I papercaktuar
PERRENJAS
Miranda Rira LSI – Bajazit Karriqi PD

QARKU FIER
FIER
Armando Subashi – Enkelejd Alibeaj
ROSKOVEC
Majlinda Bufi – Gëzim Çaushi
PATOS
Rajmonda Balili – Luan Mustafaj
LUSHNJE
Fatos Tusha – Darien Xhindoli
DIVJAKE
Fredi Kokoneshi – Irakli Gorea
MALLAKASTER
Shyqyri Kapllani (LSI) – I papercaktuar

QARKU KORCE
KORCE
Sotiraq Filo – I papercaktuar
MALIQ
Gëzim Topçiu – Xhevdet Belishta PD
BILISHT
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
POGRADEC
Diana Mile (LSI) – I papercaktuar
KOLONJE
Arben Malo (LSI) – I papercaktuar
PUSTEC
I papercaktuar (Partia maqedonase) – I papercaktuar

QARKU BERAT
BERAT
Petrit Sina (LSI ­) – Kasem Mahmutaj
URA VAJGURORE
I papercaktuar (PS) – Bujar Hoxha
SKRAPAR
Nesim Spahiu (LSI) – I papercaktuar
POLICAN
I papercaktuar (PS) – I papercaktuar
KUCOVE
Selfo Kapllani(LSI) – Myslim Haxhi

QARKU GJIROKASTER
GJIROKASTER
Zamira Rami (LSI) – Igli Kokalari
DROPULL
I papercaktuar (PBDNJ) – I papercaktuar
KELCYRE
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
LIBOHOVE
PI papërcaktuar (PS) – Altin Çomo
MEMALIAJ
Durim Roshi – I papercaktuar
PERMET
Gilberto Jaçe – I papercaktuar
TEPELENE
Tërmet Peçi – I papercaktuar

QARKU LEZHE
LEZHE
Viktor Tusha (LSI) – I papercaktuar
KURBIN
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
MIRDITE
I papërcaktuar – I papercaktuar

TIRANE
TIRANE
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
KAMZE
Safet Gjici – Xhelal Mziu
KAVAJE
Elvis Roshi – I papercaktuar
RROGOZHINE
I papercaktuar (PDIU) – I papercaktuar
VORE
Luan Sallaku (LSI) – I papercaktuar

QARKU VLORE
DELVINE
Rirgels Balili (LSI) – Dhurim Alinani
FINIQ
I papercaktuar (PBDNJ) – I papercaktuar
HIMARE
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
KONISPOL
I papercaktuar (PDIU) – I papercaktuar

QARKU SARANDE
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
SELENICE
Kasëm Cenaj (LSI) – I papercaktuar
VLORE
I papërcaktuar – I papercaktuar

KORÇE

Sotiraq Filo- Gjergji Mero

FUSHE ARREZ

I papercaktuar- Gëzim Vata
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: