Luada Çaushaj ishte e ftuara e dytë në programin e kësaj të diele në “Dola te Ola”. Ajo është një nga mjeket estetiste më të kërkuara në vend, e cila preferohet shumë edhe nga vajzat e njohura të shoëbizit shqiptar.

Ajo ka studiuar për mjekësi dhe është profilizuar për estetikë.

Lauda zbuloi se që e vogël ka qenë shumë e talentuar në pikturë, madje në moshën 15-vjeçare kishte marrë pjesë në një konkurs dhe  kishte fituar çmimin e parë. Kjo shpjegon edhe talentin e saj për të “pikturuar” më mirë linjat e fytyrave të grave, pse jo dhe burrave.

Luada e cila ndërhyn në fytyrën e klientëve të saj edhe pse jo me bisturi,  tregoi se në fillim ka patur frikë se si klientët do ta prisnin punën e saj dhe a do ta pëlqenin, ndërsa tani është shumë më e sigurt dhe më e bindur.

Në ditët e sotme janë të shumta rastet kur femrat bëjnë ndërhyrje në fytyrë, të cilat nuk iu përshtaten. Lauda tha se ka shumë raste të tilla, madje ka humbur edhe kliente, të cilat janë rikthyer më pas për të zhbërë diçka që e kanë bërë në një klinikë tjetër.

“Amra Medical” është klinika që ka themeluar Luada Çaushaj, e cila frekuentohet nga shumë gra e vajza dhe doktoresha zbuloi se trajtimet që kërkojnë më së shumti janë fillers dhe botox.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb