Teksa u shfaqën në studio fotografi të dy kushërirave të Luada Çaushajt, mjekja zbuloi se iu është shumë mirënjohëse pasi ato i kanë besuar punës së saj që në fillim, duke pranuar që injeksionet e para ajo t’i bëjë tek ato.

Luada është themeluesja e “Amra Medical”, e cila është një nga klinikat më të kërkuara në Shqipëri dhe më të suksesshmet. Ajo tregoi se nuk është një shefe e rreptë, madje tha se nuk e bënte si duhet këtë pozicion punë.

Vajzat e klinikës me anë të një videomesazhi shprehën mirënjohjen që kanë për Luadën, “Ky mesazh shkon për doktoreshën tonë të cilën e falënderojmë për suportin që na jep çdo ditë, jemi shumë me fat që të kemi. Të duam shumë”.

Luada u emocionua dhe u përlot nga fjalët e tyre dhe i cilësoi ato si bashkëpunëtore dhe shtoi se falë tyre ka mundur të arrijë synimet e saj.

Në fund mbrëmja u mbyll me këngën “Lulet në ditare” me të cilën Endri dhe Stefi përshëndetën doktoreshë Luadën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb