PSG do të luajë finalen e Kupës së Francës ndaj modestëve të Les Herbies, skuadër që për momentin luan në kategorinë e 3-të të futbollit francez dhe është në luftë për mbijetesë.

Për të krijuar një ide më të qartë rreth kësaj skuadre që ndoshta janë të paktë ata që e kanë dëgjuar, klubi ka një buxhet që kap shumën e dy milionë eurove, para me të cilat PSG mbulon shpenzimet e Neymar për 16 ditë.

Les Herbies për herë të parë në historinë e tyre mund të siguronin ngjitjen për në Le Championat në 2015 dhe këtë herë rrezikojnë të bien një kategori më poshtë, aty PSG ka skuadrën e saj të dytë.

Kjo skuadër përfaqëson thuajse një qytet të tërë në Francë, që ka një popullatë prej 15.993 banorë dhe në fakt rreth 15 mijë prej tyre do të jenë të pranishëm në finale për të mbështetur ekipin.

PSG është i pari ekip nga Ligue 1, Les Herbies që do të sfidojnë në këtë kompeticion, pasi përgjatë 7 raundeve janë vënë përballë klubeve të kategorive inferiore.

Më herët Kupa e Francës ka parë në finale ekipe të luajnë një kategori më poshtë, në vitin 1996 me Nimes, në 2001-shin Amiens dhe Queville në 2012-ën, por të gjithë këto skuadra, pavarësisht se çfarë kanë arritur të bëjnë në xhiron e fundit, e kanë humbur betejën. Ndërsa nga Liga e dytë një finale Kupë France ka mundur ta fitojë vetëm Guingamp në 2009-ën.

Sigurisht që PSG pritet të mos hasë aspak vështirësi, por teksa sheh se çfarë ka arritur një skuadër si Les Herbies, është e pabesueshme dhe të mendosh që kjo që rrezikon të përfundojë një kategori më poshtë, nëse fiton finalen, sezonin e ardhshëm do të ketë mundësi të luajë në Europa League.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/luajne-ne-finale-me-psg-njihuni-me-ekipin-e-kategorise-se-trete-ne-france/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: