Kukësi mori një pikë të vlefshme sot në Rrogozhinë. Verilindorët barazuan 0-0 me Tiranën, në takimin që shkoi për llogari të javës së 27-të të elitës. Pas 90 minutëshit për Gol pas Goli foli trajneri i kuksianëve, Diego Longo. Longo shprehet se ekipi ka bërë një lojë të mirë dhe të zgjuar, duke qenë kështu i kënaqur me atë që pa në fushë. Një temë tjetër e nxehtë ishte mundësia për të siguruar një vend që të çon në Europë dhe dëmtimi i Shkurtaj.

“Ne sot luajtëm kundër ekipit më të mirë në ligë që është shkëputur shumë në rrugën drejt titullit. Ndonjëherë duhet të bësh një lojë të zgjuar, siç bëmë ne sot. Nuk ka diçka speciale. Sot jam i kënaqur me mënyrën se si lojtarët luajtën në fushë. Kishim rastet tona, por kishim mungesa. Humbëm lojtarë të rëndësishëm. Edhe Tiranës po t’i heqim lojtarë si Xhixha, Seferi do të ketë probleme.
Shkurtaj? Ai është i dëmtuar. Është një lojtar shumë i rëndësishëm, por fatkeqësisht është i dëmtuar. Por, ka probleme në gju. E thashë dhe një herë, luajtëm kundër ekipit më të mirë. S’mund të luash hapur. Dyluftime të tilla tregojnë shpirtin tonë. Në fushë shoh të njëjtin shpirt, sikurse i shoh lojtarët në stërvitje.

Ridimensionimi në ekip? Dua të kem vetëm 20 sekonda kohë për ta shpjeguar. Kemi ndryshuar dhe përmirësuar shumë kondicionin tonë jashtë, por edhe brenda fushe. Ne filluam të shfaqim një futboll modern që na pëlqeu, por njëkohësisht ishim dhe të kujdesshëm. Gjatë kësaj periudhe kishim edhe shumë lojtarë të rinj, por gjatë kësaj periudhe kishim edhe ditë të këqija siç ishte ndeshja me Laçin. Të arrish në vendin e tretë është një rezultat shumë i mirë. Në fazën e fundit vetëm do ta shijojmë.
Europa? Nuk shoh asnjë rrezik. Jam i sigurtë që do të arrijmë në treshen e parë. Jam i bindur që do të arrijmë në top 3-she. E besoj shumë” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb